Viti i Ri mbërrin në Zelandën e Re dhe Australi

Ishulli i Krishtlindjes, Kiribati, në Oqeanin Paqësor është vendi i parë i globit që pret vitin 2013. Zelanda e Re ka festuar ndërrimin e viteve. Qytetet Okland, Suva, Uillington dhe Nukualofa janë vendet që festojnë mbërritjen e vitit 2013.Në Okland, qyteti më i madh dhe i populluar, janë mbledhur mijëra vetë për të ndjekur spektaklin e fishekzjarreve që nis nga Skaj Taur dhe Ura e Uejtematas.Ndërkohë mijëra njerëz janë mbledhurnë Sydney ku kanë parë nga afër njërën nga shfaqjet më madhështore të fishekzjarrëve duke shënuar  kështu ardhjen e Vitit të Ri.Deri në 7 ton fishekzjarre kanë filluar nga Ura e Portit dhe në shtatë ndërtesat më të mëdha të qytetit me një kosto prej 6.600.000 dollarëPor çdo vit Sydney përballet me shumë konkurrentë të tjerë si, Pekini, ndërtesa Burj Khalifa në Dubai, ndërtesa në Sheshin e Kuq në Moskë dhe kryetarë të qyteteve të tjera të mëdha të cilët premtojnë se do të ofrojnë shfaqje të mrekullueshme piroteknike dhe koncerte të ndryshme.Në Brazil, miliona turistë pushtuan plazhet e Rio de Zhaneiros. Janë vendosur katër skena përgjatë plazhit. Epiqendra e festimeve do të jetë plazhi Kopakabana. Spektakli i fishekzjarreve do të zgjasë 16 minuta. Zyrtarët parashikojnë që mbi 2 milionë njerëz do të mbërrijnë në Kopakabana për të festuar.Në Lindjen e Mesme, ky vit i ri nuk është i qetë. Sirianët po vuajnë pasojat e një konflikti të përgjakshëm që zgjat prej 22 muajsh kundër regjimit të Bashar Al Asad.Në Europë, Berlini, Londra, Parisi dhe Roma si dhe shumë kryeqytete të tjerë, po presin të kalojnë dallgët e krizës ekonomike me shpresën se ky vit do të japë më shumë zgjidhje. Autoritetet franceze ndaluan fishekzjarret përgjatë natës së ndërrimit të viteve. Kështu, mijëra njerëz që mblidhen përreth kullës Eifel dhe Champ Elize do të festojnë pa to.