Francë, taksat për të pasurit

Këshilli kushtetues i Francës ka  hedhur poshtë tatimin 75% mbi të ardhurat e të pasurve të prezantuar nga Presidenti socialist Fransua Holande .Rritja e taksave për ata që fitojnë më shumë se 1 milion Euro ka qenë një politikë anije shpëtuese për Holande, i cili u zgjodh president në Maj.Politika ka zemëruar komunitetin e biznesit të Francës ku  disa qytetarë te pasur kanë deklaruar se ata do të emigronin. Shkalla e re tatimore do  të hynte  në fuqi në vitin e ri.Këshilli Kushtetues tha se taksa e re ishte e tepërt dhe refuzonte metodat e reja të llogaritjes së taksave. Politika e taksave ka qenë tema kryesore e nxitjes së debateve në Francë. Kohët e fundit, aktori francez zherard Departie deklaroi se do të shpërngulej në Belgjikë për të shmangur taksat, duke shkaktuar kështu reagime të forta nga të majtët.