Rio de Janeiro, turistët presin ndërrimin e viteve
Rio de Janeiro është bërë një magnet tërheqës për miliona turistë nga e gjithë bota që presin natën e ndërrimit të viteve.Turistët kanë zbarkuar në plazhet më të famshme të Rios vetëm pak orë nga ardhja e Vitit të Ri ku pritet kremtimi më spektakolar.Të gjithë do të jenë të vendosur në bregun me rërë prej katër kilometrash ku nuk do të mundojnë artistët më të famshëm të Brazilit për të përformuar live.Fishekzjarrët vijojnë të mbeten atraksioni më i madh. Zyrtarët e qytetit janë të bindur se shfaqja 16 minuta e dritës dhe ngjyrave do të verboj turmën.Autoritetet vendase parashikojnë se rreth 2 milionë persona do të zbresin në Copacabana.Kreu i bashkisë së Rio de Jaineros, Eduart Paes ka siguruar se festimi i vitit të ri në qytet do të jetë më i miri në të gjithë botën.