Time Square dhe reklamat, mbi 1 mijë vizitorë për sferën

Ulja e sferës së kristaltë në sheshin  “Times në New York” është bërë  një magnet për reklamuesit.  Çdo vit, mbi një milion njerëz mblidhen në Times Square për të parë uljen e sferës së kristaltë.Tabelat në ndërtesë Tower Times në Times Square janë disa prej reklamave më të shtrenjta në botë. Qiraja vjetore të çdo billboardi është aq i lartë sa llogaritet në katër milionë dollarë amerikanë.Ndërtesa është shitur për 117 milionë dollarë amerikanë në vitin 1997, dhe është vlerësuar aktualisht në 495 milionë  dollarë amerikanë.Ndërkohë  sfera e famshme prej kristali e sheshit  Times në New York rinovoi pamjen e saj, katër ditë përpara ceremonisë tradicionale të fundvitit.Punonjësit instaluan këtë vit,288 kristale të reja në sferën 1.8 metër të lartë që këtë radhë do të paraqesë temën e paqes.Transmetimi televiziv i rrëzimit të sferës që ndodh në momentin e ndërrimit të viteve, pritet të arrijë një audiencë prej më shumë se 1 miliardë njerëzish në të gjithë botën.