Irak, protestat shndërrohen në kaos

Përpjekjet e zëvendës-kryeministrit irakian për të qetësuar protestat anti-qeveritare në perëndim të vendit kanë përfunduar me kaos.Rojet personale të zëvendës-kryeministrit Saleh al-Mutlaq suni hapën zjarr duke plagosur 2 persona, ndërsa protestuesit përpiqeshin të sulmonin zyrtarin e lartë irakian.Incidenti ndodhi sot pranë qytetit Ramadi, ku mijëra irakianë të pakicës suni ishin mbledhur për protesta prej një jave.Protestuesit kundërshtojnë masat që i konsiderojnë si diskriminim nga qeveria e kryeministrit Nuri al-Maliki, që i përket shumicës shiite. Protestuesit bllokuan edhe një rrugë të rëndësishme.