Numri i vrasjeve në qytetin e Nju Jorkut, parashikohet rrënie për këtë vit
Gjatë vitit 2012 në disa nga shtetet e SHBA-së ka pasur një rrënie të kriminalitetit. Deri tani në qytetin e Nju Jorkut janë regjistruar 414 vrasje, 19 për qind më pak se në vitin 2011 dhe më pak se që prej 1963-shit. Sipas të dhënave të policisë lokale, numri i vrasjeve në Nju Jork pritet të prekë rekordin e rënies këtë vit. Kryetari i bashkisë, Maikell Blumberg deklaroi se numri tregon se siguria në qytetin e madh të Amerikës është më e mirë. Blumberg dhe zyrtari i policisë së Nju Jorkut, Reimond Keli publikuan shifrat gjatë një ceremonie diplomimi në akademinë e policisë.Kuota e vrasjeve gjatë vitit 2012 ishte më pak se një e pesta e rekordit të vitit 1990, kur u regjistruan plot 2245 vrasje. "Rënia e kuotës së kriminalitetit është rezultat i punës dhe vendosmërisë së burrave dhe grave që vënë jetën në rrezik për ne çdo ditë", deklaroi Blumberg.Ndërsa Çikago ka regjistruar 500 vrasje këtë vit. Qyteti i tretë më i madh i Shteteve të Bashkuara ka pasur një rritje të dhunës mes bandave kriminale, përfshirë një masakër në një fundjavë, ku mbetën të vrarë gjashtë persona.