Merkel: Na presin kohë të vështira
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar se klima ekonomike gjermane në vitin 2013 do të jetë edhe më e vështirë. Në mesazhin e saj për Vitin e Ri, Merkel theksoi se kriza e borxhit në eurozonë është ende larg përfundimit.Megjithatë, ajo tha gjithashtu se reformat e projektuara për të zgjidhur problemin nga rrënjët e tij kanë filluar të japin frytet e para. Zonja Merkel u bëri thirrje gjermanëve që të tregohen më të duruar.“Unë e di se shumë njerëz janë të shqetësuar për vitin që vjen. Ambjenti ekonomik nuk do të jetë më i lehtë vitin e ardhshëm, por më i vështirë. Por ne nuk duhet të lejojmë që kjo do të na demoralizojë”,tha Merkel.Kancelarja e lidhi të ardhmen e Gjermanisë me prosperitetin e Bashkimit Evropian. “Për prosperitetin dhe solidaritetin tonë, ne duhet të vendosim balancat e duhura”, nënvizoi ajo.Gjermania, ekonomia më e madhe në Evropë, ka qenë arkëtarja e krizës së eurozonës, një lëvizje që nuk është pëlqyer nga votuesit gjermanë dhe që është kundërshtuar nga disa konservatorë në koalicion me Merkel.