Berlusconi kritikon fushatën e Montit

Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni  ka akuzuar kryeministrin në largim Mario Monti se ka thyer premtimin e tij për të mos hyrë në politikë.
Komentet e Berluskonit vijnë pasi Monti njoftoi se ai do të drejtojë koalicionin e qendrës në zgjedhje e shkurt, duke i dhënë fund spekulimeve  mbi të ardhmen e tij politike dhe duke konfirmuar ofertën për një mandat të dytë.Berlusconi, lider i qendrës së djathtë, ka thënë se Monti do që t'i vjedhë" votat nga të djathtët për të siguruar fitoren e tij zgjedhore."Unë jam i befasuar  nga një veprim i tillë, pas  komenteve të montit se se nuk do të kandidojë.  Unë mendoj se është një zhgënjim i madh për të gjithë, një  humbje e madhe e tij si individ.  Sinqerisht, unë nuk jam i shqetësuar sepse nuk mund të  mendoj se italianët do të bien në një kurthë të tillë, "tha Berluskoni.Ndërkohë të premte Mario Monti njoftoi se do të jetë kandidati i një koalicioni të partive të qendrës në zgjedhjet e muajit shkurt.Ai udhëhoqi Italinë për 13 muaj me radhë dhe reformat e ndërmarra nga qeveria e tij vlerësohen si shpëtimtare për Italinë në kohën e krizës financiare. Por mbështetja për qeverinë e tij u rrëzua në fillim të këtij muaji me vendimin e Berluskonit për të rikandiduar për herë të gjashtë për postin e kryeministrit.Sondazhet e deritanishme nxjerrin favoritë të majtët, por me shumë gjasa përqindjet e këtyre anketave do të ndryshojnë shumë pas vendimit të Montit për të kandiduar në zgjedhje.