Irak protestë anti-qeveritare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2012, 22:32
Mijëra persona kanë protestuar në një provincë të banuar kryesisht nga sekti Suni në perëndim të Irakut. Këto tubime zhvillohen në kuadër të protestave anti-qeveritare që kanë shpërthyer në pjesë të ndryshme të vendit. Protestuesit, që mbanin në duar pankarta e parulla kundër qeverisë së kryeministrit Nuri al-Maliki bllokuan një nga rrugët kryesore në provincën Anbar.Protestuesit akuzojnë qeverinë se po përpiqet të shtypë të drejtat e pakicës Suni në këtë vend me shumicë shiite. Kryeministri al-Maliki i cilësoi protestat të papranueshme. Ai tha se demonstruesit duhet të zgjedhin mjete civile për të shprehur kundërshtimin e tyre, dhe jo të bllokojnë rrugët apo të hidhen në veprime që ushqejnë përçarjen sektare.