Rusi ekzekutohen 7 rebelët që mbanin peng 6 vjeçaren
Forcat e sigurisë ruse kanë vrarë shtatë kryengritësit dhe liruan vajzën gjashtë vjeçare të cilën e mbanin peng në një apartament në rrethin e Dagestanit në Rusi, raportuan zyrtarët e agjencisë kombëtare kundër terrorizmit për agjencinë e lajmeve Interfax.Operacioni u zhvillua në një apartament në kryeqytetin e Dagestanit, Machaskala. Rebelët, sipas policisë shkatërruan një mur dhe hynë në banesë para se të marrnin peng fëmijën.Sipas të njëjtave burime" falë veprimeve të bashkërenduara dhe profesionale të forcave speciale fëmija u lirua dhe rebelët u neutralizuan".Interfax njoftoi se udhëheqësi i ekipit që bastisi banesën ishte Gadzimurat Dolgatof, i cili u vra nga zjarri policisë.Që të shtatë kryengritësit ishin të dënuar më parë dhe të burgosur për vrasje, grabitje dhe plaçkitje.