FOTO nga Derviçani sot mëngjes ku FNSH është dislokuar për operacionin në Lazarat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2014, 10:25
Lazarati sot është zgjuar mes breshërimave të plumbave ndërsa në Dervican dhe Kordhocë mbi 800 trupa të policisë, FNSH e RENEA janë dislokuar në kuadër të operacionit për asgjësimin e parcelave me kanabis në Lazarat.Makina të blindura të vendosura në qendër të fshatit, furgona blu një numër i madh forcash policie që ndodhen në gadishmëri për të marrë një urdhër. Kjo është pamja e fshatit Dervician, në dalje të Lazaratit mëngjesin e sotëm.“Forcat e policisë janë në gadishmëri. Ka 4 makina të blinduara disa furgonë policie dhe shumë makina xhip. Dhjetra forca policie ndodhen të shpërndarë në fshat ndërsa në postbllok ndalohen të gjitha makinat që lëvizin në aksin Gjirokastër-Kakavijë apo Gjirokastër- Tiranë." informon gazetarja e Ora News
- Brikena Meta.