Fyle: Ndërhyrja e policisë në Lazarat, e mirëpritur, tregon vendosmëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2014, 19:59
Komisioni për Zgjerimin Stefan Fyle ka përshëndetur mbrëmjen e sotme, operacionin e Policisë Shqiptare kundër narko-trafikut me anë të një mesazhi të shkurtër, por domethënës në “Twitter”.Fyle shkruan: "Shqipëria - Eshtë i mirëpritur, operacioni i policisë kundër fushave me kanabis në Lazarat, ç’ka tregon vendosmërinë në luftën kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar."Kjo përshëndetje e Komisionerit Fyle duket se është një pikë më shumë, në favor të Qeverisë shqiptare, në këto ditë pritjeje të marrjes së statusit kandidat për në BE.ar.sh/Oranews.tv