Statusi për Shqipërinë, Parlamenti i Holandës shtyn votimin për në 19 qershor

Hollandë-Parlamenti i Hollandës ka shtyrë për në datën 19 qershor votimin për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Seanca e votimit për statusin e Shqipërisë ishtë parashikuar që të zhvillohej sot, por është shtyrë për shkak të axhendës.Ndërkohë një ditë më parë, Ministri i Jashtëm hollandez, Franc Timmermans, në emër të Qeverisë hollandeze të drejtuar nga Mark Rute, në axhendën dërguar Parlamentit të Holandës, vlerëson arritjet e Shqipërisë dhe i kërkon votën “pro” për statusin.Në sqarimet e dhëna nga Ministri i Jashtëm, shkruhet se Shqipërisë iu mohua statusi në dhjetor, pasi qeverisë ju kërkua më shumë qëndrueshmëri në reformat e ndërmarra.“Komisioni Europian propozoi sërish statusin për Shqipërinë në 4 qershor, pasi gjatë kësaj periudhe, Qeveria Shqiptare ka demostruar progres në përmbushjen e reformave. Por, në të njëtën kohë, Komisioni konkludon se deri në hapjen e negociatave të anëtarësimit, Shqipërisë do t’i duhet të bëjë një rrugë të gjatë.Shqipëria duhet të ecë në këtë rrugë duke luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe duke reformuar drjetësinë.Një tjetër faktor kyç është edhe bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës,” – shprehet Timmermans në propozimin dërguar Parlamentit.Më tej, ai nënvizon se Qeveria hollandeze i ka përcjellë një mesazh të qartë Kryeministrit Rama gjatë vizitës së tij në Hollandë më 26 maj, ku iu kërkua nga Kryeministri Rute dhe Ministri i Jashtëm të vijohet në rrugën e reformave të qëndrueshme.Timermans shkruan se duke u bazuar në qasjen e vendosur dhe të drejtë të Qeverisë holandeze dhe në pikëpamjen e Komisionit Europian, ne mendojmë se Shqipëria ka përmbushur detyrën e caktuar nga Këshilli i Ministrave të BE.Më 12 dhjetor të vitit të shkuar, deputetët hollandezë votuan kundër statusit dhe ishin të parët që dhanë sinjalin se Shqipërisë nuk do t’i jepej statusi.Në atë kohë, “kundër” votuan deputetët e partisë së Kryeministrit Mark Rute, “Partia Popullore për Liri dhe Demokraci.”

Ja propozimi i Qeverisë holandeze drejtuar Parlamentit

Oranews.tv