Starton sot linja ujore nga Ohri në Pogradec dhe anasjelltas

Përurohet sot linja e tragetit Pogradec-Ohër. I pranishëm në ceremoninë ishte i pranishëm Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto dhe homologu i tij maqedonas Mile Janakevski. Të pranishëm ne perurim ishin  edhe Ministrja e Turizmit Eglantina Gjermeni dhe drejtoresha e doganave Elisa Spiropali.Më herët ministri Haxhinasto ka parë nga afër molin ku do të ankorohet trageti i linjës ujore Pogradec-Ohër-Strugë. Sipas tij kjo linjë ujore do i japë një impuls të ri zhvillimit të turizmit në Pogradec dhe rajon dhe po rihapet pas 100 vjetesh. Ndersa per ministren Gjermeni Shqipëria ka më shumë gjëra për të bashkëpunauar sesa një vijë kufitare per t’i ndarë.“Është një ditë historike sot. Pas 100 vjetësh vendoset një linjë mes Pogradecit dhe Ohrit. Është një moment që shënon një faqe të re, jo vetëm për bashkëpunimin, por edhe një ditë e re e bashkëpunimit”, tha Haxhinasto“I bashkohemi thirrjes tuaj që operatorët turistikë ta shfrytëzojnë sa më mirë dhe sa më shumë këtë target. Për të sjellë turistë dhe për të ndarë me njëri-tjetrin mikëpritjen, miqësinë, bukuritë natyrore dhe trashëgiminë kulturore”, tha Gjermeni.Për ministrin e Transportit maqedonas Mile Janakevski, hapja e linjës Ohër-Pogradec mbi të gjitha është një merite e krereve të bashkise Pogradec dhe Ohër dhe  turizmi nuk ka për të qenë i vetmi projekt bashkëpunimi mes dy vendeve.Trageti i kësaj linje do të krijojë lehtësira jo vetëm për banorët e Pogradecit por edhe për ata të Strugës dhe Ohrit.Aktualisht do te funksionoje vetem trageti maqedonas pasi trageti shqiptar eshte duke u ndertuar,linja do te funksionoje vetem per sezonin veror deri me 15 shtator per tu rihapur vitin tjeter.