Konsulli i Meksikës vizitë në Mexico City, Ylli Ndroqi pritet nga Ministri i Jashtëm Kuribrena
Meksikë- Sipari i një sërie takimesh të nivelit të lartë që Konsulli i Nderit të Shteteve të Bashkuara të Meksikës po zhvillon në Mexico City u çel me ministrin e Jashtëm meksikan, Jose Antonio Meade Kuribrena.Që prej marrjes së detyrës si konsull nderi, ky ishte takimi i dytë i z. Ylli Ndroqi me kryediplomatin meksikan. Nga ana e tij Ndroqi gjeti rastin për ta falenderuar ministrin për takimin miqësor dhe të përzemërt por edhe për mbështetjen e institucionit që ai drejton për Konsullatën e Nderit në Tiranë.Konsulli Ndroqi dhe numri një i diplomacisë meksikane vlerësuan situatën aktuale të marrëdhënieve dypalëshe sikundër në unison shprehën dëshirën për të forcuar më tej raportet dhe për t'i konkretizuar në fushat me interes të përbashkët të dy vendeve.Gjatë bisedës Ndroqi e njohu ministrin Kuribena me përpjekjet e tij për të sjellë Meksikën më pranë shqiptarëve përmes promovimit të vlerave dhe mundësive që ky shtet ofron.“Unë jam përpjekur të promovoj ekonominë, turizmin. Tani Meksika njihet më shumë në Shqipëri”tha Konsulli Ndroqi.
Për t'i dhënë një tjetër dimension këtyre përpjekeve dhe këtij bashkëpunimi z.Ndroqi ftoi Ministrin e Jashtëm Hoze Antonjo Mid Kuribena të vizitojë Shqipërinë, ftesë të cilës ai iu pergjigj pozitivisht.Nga ana e tij, numri një i diplomacisë meksikane çmoi punën e Ndroqit si përfaqësues i Shteteve te Bashkuara të Meksikës në Shqipëri, duke e cilësuar si të shkëlqyer dhe njëherësh e falenderoi në përpjekjet e tij për të forcuar raportet bilaterale.“Keni mirënjohjen tonë për punën e shkëlqyer angazhimin tuaj dhe entuziazmin qe i keni dhënë marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Për ne do të jetë një kënaqësi që do të mund të vizitojmë Shqipërinë”tha Ministri i Jashtëm.
Në fund të bisedës, në shenjë mirënjohje për mbështetjen e ofruar ndaj Konsullatës së Nderit në Tirane, Ylli Ndroqi i dhuroi Ministrit të Jashtëm Kuribena një simbol kombëtar, këpucët ilire, të cilat simbolizojnë dëshirën e dy shteteve për të vrapuar në funksion të afrimit të raporteve dypalëshe.
Edhe kryedilomati meksikan kishte vendosur që fjalet vlerësuese ti shënjonte përmes kësaj certifikate mirënjohje që i dhuroi Konsulli të Nderit, Ylli Ndroqi, për ta falenderuar dhe shprehur mirënjohje për përfaqësimin dinjitoz të Meksikës në Shqipëri, si edhe një simbol të kulturës meksikane.