Banorët e ish-kënetës pa ujë, Armiri i “Alarm”: Më kollaj hyri policia në Lazarat sesa ne te Ujësjellësi

Banorët e ish-kënetës në Durrës prej shumë vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm për periudhën nga 15 maji deri në 15 shtator, dhe kjo ndodh çdo vit.“Alarm” ka shkuar në Ujësjellësin e Kanalizimeve Durrës për të kontaktuar me dikë në mënyrë që t’i vijë në ndihmë këtyre banorëve, por ka qenë e pamundur, aq sa Armiri i “Alarm” gjatë emisionit të datës 16 qershor e ka krahësuar hyrjen në UKD me atë të hyrjes së forcave të policisë në Lazarat duke u shprehur se “më kollaj hyri policia në Lazarat sesa ne të ujësjellësi për të marrë një informacion se përse banorët e ish-kënetës nuk kanë ujë”.“Alarm” ka shkuar në këtë zonë duke pyetur banorët të cilët shprehen shumë të indinjuar për këtë situatë.Sipas banorëve edhe pse ata kanë shprehur shqetësimin e tyre, asnjë organ kompetent nuk i ka marrë në konsideratë kërkesat e tyre. Banorët shpjegojnë se mungesa e ujit vjen si pasojë sepse ujësjellësi ja heq ujin zonës dhe ja dërgon pushuesve në zonat e plazhit.Banorët në mikrofonin e “Alarm” shprehen se janë të rregullt me pagesën por përsëri vuajnë mungesën e ujit.Gazetari i “Alarm”, Genci Angjellari ka shkuar në Ujësjellës Kanalizimeve Durrës për të marrë një përgjigje se përsë banorët e ish-kënetës në durrës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.I kontaktuar disa herë me telefon zëdhënësi për shtyp i UKD Aleks Kalemi, përveçse nuk ka qenë i pranishëm në Institucionin ku punon, nuk ka dhënë asnjë shpjegim për shqetësimin që kanë banorët e ish-kënetës.Gazetarit iu kërkua që të bëjë një kërkesë për shqetësimin që "Alarm" ngriti për banorët e ish-Kënetës të cilët vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.