Berisha - Ramës: Personalisht ti je i lidhur me krimin dhe jo drejtësia
Tiranë – Ish-Kryeministri Berisha ka ngritur gishtin e akuzës, personalisht ndaj Kryeministrit Rama si politikanin më të lidhur me krimin dhe bandat e tij.Njëherësh, Berisha ka vlerësuar drejtësinë shqiptare për dënimin e merituar që i kanë dhënë bosëve dhe anëtarëve të disa bandave.Ky reagim i fortë i Berishës ka ardhur pas një fjalimi të ashpër të Kryeministrit Rama sot, i cili kërkoi të shporren nga sistemi i drejtësisë, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.Por, Berisha ka gjykuar në mesazhin e tij në Fb se “Rama vetë dhe kupola e tij janë kokë e kembe te lidhur me krimin dhe trafiqetRama vete personalisht eshte politikani me i lidhur me krimin dhe bandat e tij. Ne Shqiperi nuk ka njeri qe nuk di lidhjet e tij te ngushta me banden e rruges se Kavajesdhe bashkepronesine e tij me kete bande ne kinema “Republika”. Çdo njeri i njeh lidhjet publike te Rames me bandat e Lushnjes, Durresit, Hakmarrjen per Drejtesi, Dritan Dajtit, etj etj.Boset dhe anetaret e ketyre bandave kane marre denimet e merituara nga drejtesia shqiptare. Por edhe sot Rama eshte mburoja e tyre politike.”Dhe në këtë pikë, ish-Kryeministri Berisha ka përmbledhur denoncimet thuajse të përditshme që PD-ja ka bërë ndaj të emëruarve në poste të rëndësishme të shtetit.“Rama vete ka perfshire vrases, trafikante, pengmarres ne grupin parlamentar dhe ne krye te PS.” – shkruan ai. – “Eshte vet Rama qe trafikante, vrases, perdhunues te tipit Danaj i ka vendosur ne nivelet me te larta te piramides se administrates se tij.Keto emerime nuk i kane bere gjykatesit apo prokuroret e inkriminuar, por i ka bere vet Rama me Koçot e tij dhe aleancen e qelbesirave qe krijuan per te ardhur ne pushtet dhe e vendosen ne pushtet,” – përfundon ish-kreu i Qeverisë.armanda shtembari/Oranews.tv