Lazarat, sulmi me armë ndaj policisë, arrestohen 6 nga 27 autorët e grupit kriminal

Policia e Shtetit ka vënë në pranga 5 nga 27 personat e shpallur në kërkim, të dyshuar si autorë të sulmit me armë ndaj policisë, si dhe nje te 6-te per te njejten akuze, por qe nuk ishte ne listen e Ministrise se Brendshme. Në prangat e policisë kanë rënë shtetasit:1. Matjas Muhamet Bocia, vjeç 23, banues në Lazarat Gjirokastër  (i shpallur ne kerkim)2. Florian Nexhip Shurdhi, vjeç 29, banues në Lazarat Gjirokastër (i shpallur ne kerkim)3. Juxhin Avdul Bocia, vjeç 19, banues në Gjirokastër (i shpallur ne kerkim)4. Xhevahir Miftar Doçi, vjeç 29, banues në Dunavat Gjirokastër ( i ri, jo ne listen e MB)5. Ali Mato Basha, vjeç 46, banues në Lazarat Gjirokastër (i shpallur ne kerkim)6. Emiljano Bejko Aliko, vjeç 31, banues në Lazarat Gjirokastër (i shpallur ne kerkim)6 personat janë paraqitur në Komisariatin e Policisë Gjirokastër gjatë pasdites së djeshme. Nga verifikimi i deklarimeve të tyre në polici, ku janë vërejtur mospërputhje dhe hetimeve të kryera nga policia këta shtetas janë në cilësinë e të dyshuarit dhe ndaj tyre është marrë masa e arrestit në flagrancë.Nje nga te arrestuarit, Ali Basha, ne nje linje telefonike dje per Ora News, mohoi te kete lidhje me ngjarjen per te cilen akuzohet.Këta shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë,  sipas policise janë autorë të dyshuar të sulmit me armë ndaj forcave të policisë në datat 15 dhe 16 qershor, në momentin që këto forca po zhvillonin operacionin policor për identifikimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike dhe asgjesimin e tyre.Po ashtu këta shtetas dyshohen se, në bashkëpunim me persona të tjerë, janë autorët e sulmit ndaj gazetarëve të televizionit A1 Report.Gjithashtu rreth orës 08:30 të 16 majit në lagjen Pllakë, si pasojë e të shtënave me armë që vinin nga fshati Lazarat, është dëmtuar nga një plumb rigoshet automjeti në pronësi të shtetasit D.Sh.Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër pa dyshohen se kanë konsumuar veprat penale të “vrasje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”, “vjedhje”, dhe “shkatërrim prone me zjarr”.Ndërkohë në kërkim nga policia mbeten edhe 26 persona nga lista e emrave të publikuar dje nga Ministria e Brendshme, si pjesë e grupit të zjarrit që pritën me mortaja dhe antitank policinë.1Albion Aliko2. Alban Aliko3. Jeton Kalemi4. Abaz Rabi5. Adem Sala6. Shkelqim Krishti7. Artur Gjini8. Sherif Kazma9. Sokol Skendi10. Sevdi Shurdhi11. Martin Muho12. Adriatik Gaba13. Carcan Gaba14. Haki Buci15. Hamza Buci16. Agim Avduli17. Syrja Sinani18. Izmir Hebovija (Shkodrani)19. Kostandin Xhuvani20. Erjon Haxhiaj21. Arsen Banaj22 Razip Mahmutaj