Elbasan, plagosi me thikë të riun në 2013, arrestohet Denis Gega
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2014, 08:01
Elbasan- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë. I ndaluari është 23-vjeçari, Denis Gega, lindur dhe banues ne lagjen "28 Nentori" Elbasan.Arrestimi i tij u bë pasi per kete shtetas Gjykata Elbasan me vendim nr 125 date 5.2.2014 ka vendosur masen e sigurise “arrest me burg” per vepren penale te vrasjes me dashje te mbetur ne tentative.Me 22 dhjetor 2013, Gega ka tentuar te vrase shtetasin, Sali Marku, gjate nje konflikti per motive te dobeta.Ngjarja ndodhi në një lokal, pak kilometra jashtë qytetit, ku Marku ishte me disa shokë të tij.Drejt tij është drejtuar, Gega, i cili e ka goditur disa herë me thikë në pjesën e barkut dhe është larguar menjëherë me një automjet.