"Orë lufte" në Lazarat, dorëzohet Gate Mahmutaj, Tahiri: Ky ishte i 7-i, po i vjen radha të gjithëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2014, 08:07
Lazarat-Ministri Tahiri ka njoftuar në Fb në orën 21:50 se i është vetëdorëzuar Policisë i shumëkërkuari Gate Mahmutaj, i cili akuzohet si personi që ka sulmuar policinë me armë zjarri dhe bëntë pjesë në grupin kriminal që kundërshtoi hyrjen e policisë në Lazarat.
Post by Saimir Tahiri.
Në foto: Laboratori i drogës i zbuluar në shtëpinë e Mahmutaj[/caption]Ora 17: 50 Policia: Një tjetër i plagosur. Apeli: Ata që nuk janë në Lazarat të ikin "Rreth orës 17:30 nga të shtënat e grupit kriminal në brendësi të fshatit Lazarat, ka mbetur i plagosur në bark një 20 vjeçar, nga Pogradeci. Ky shtetas aktualisht po merr ndihmën e nevojshme pranë spitalit të Gjirokastrës dhe është jashtë rerzikut për jetën.Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë personave që nuk janë nga Lazarati, që të largohen nga ky fshat, pasi mund të bëhen pre e sulmit nga grupi kriminal për qëllime të caktuara."Pra 16:40 Policia kontrollon 20 shtëpi, gjenden kanabis dhe municionePolicia kontrollo 20 shtëpi , ku sipas informacionit të dhënë prej saj, ka gjetur sasi të konsiderueshme bimësh të kultivuara, boçe kanabisi, makineri per presimin e kanabisit si dhe municione në sasi të mëdha.Ora 16:oo Plagoset një bariPolicia njofton plagosjen e një bariu. "Rreth orës 16:00 nga të shtënat e grupit kriminal në brendësi të fshatit Lazarat, ka mbetur i plagosur në dorë dhe në këmbë shtetasi D.R., vjec 19, nga Ura Vajgurore, bari. Ky shtetas ka marrë mjekimin e nevojshëm pranë spitalit të Gjirokastrës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton per rrethanat."Ora 15:00 Tahiri: Operacioni përfundon kur çdo metër katror i Lazaratit të jetë nën kontrollin e policisëMinistri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaron pas takimit se ora e kriminelëve në Lazarat dhe ata që kanë marrë armën kundër policisë së shtetit ka ardhur.”Ora me lidhjet e botës së krimit në Lazarat me parlamentin e policinë kanë mbaruar gjithmonë. Jemi të bindur që policia e shtetit do të bëjë detyrën pavarësisht se kjo zonë është konsideruar se nuk mund të veprojë policia. Të jenë të bindur se ata që kanë ngritur armët kundër policisë u ka ardhur ora. U kërkoj mirëkuptimin të jini në krah të policisë së shtetit. Jam këtu për të mbështetur ato bij nënash që po sakrifikojnë për të gjithë ne për të vendosur shtetin ligjor. Ora e kriminelëve në Lazarat dhe ata që kanë marrë armën kundër policisë së shtetit ka ardhur. Operacioni përfundon kur çdo metër katror i Lazaratit të ketë ligjin e shtetit. Ne po tregojmë qytetarëve që ligji vlen për të gjithë. Integrimi europian është lufta kundër krimit dhe trafiqeve “ tha Tahiri.Ora 13: 26 Tahiri: Të vendosur do i shkojmë deri në fund operacionitMinistri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaron se janë të vendosur për t’i shkuar deri në fund operacionit. Në takimin që po zhvillohet në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës ndodhet kryetari I komunës së Lazaratit Dasho Aliko, Drejtori I Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi, prokurori i rrethit prefektja,informon gazetarja jonë Brikena Metaj.Ora 12: 39 Aliko me Tahirin takohen në Gjirokastër Kreu i komunës Lazarat, Dasho Aliko mbërrin në drejtorinë e Policisë Gjirokastër në bashkëbisedimin me ministrin Tahiri. Në takim me ministrin Tahiri edhe kreu i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Bime, prefektja Zamira Rami dhe kreu i policisë [poll id="17"]Ora 12: 30 Policia sqaron banorët se nuk janë plumbat e policisë por të grupit të armatosur."Policia e Shtetit kupton shqetësimin e banorëve të Lazaratit dhe sqaron banorët se nuk janë plumbat e policisë që po bien mbi Lazarat por plumbat e grupit të armatosur që po vepron brenda Lazaratit, plumba të atij grupi që plagosën avokatin para dy ditësh, që plagosën punonjësin e policisë së shtetit duke u gdhirë dita e sotme, janë po ato plumba që kanë shqetësuar fshatrat përrreth dhe lagjen Zinxhira e që kanë vështirësuar lëvizjen në aksin rrugor.I bëjmë me dije Kryetarit të Komunës se shqetësimi vjen nga ky grup i armatosur, grup për të cilin kreu i komunës nuk ka thënë asnjë fjalë deri në këto momente dhe që vepron brenda në fshatin lazarat.Në orën 12:20 minuta policia informon se nga banesa e Erik e Gurgaz Skenderi dhe Bajo Skendulit po qëllohet në drejtim të policisë e kanë grumbulluar shumë armatim. Policia ka lokalizuar vendin dhe është duke vepruar.Banorët e Lazaratit flasin për "Ora News": Ndalni të shtënat po na vrasin Apeli i Ministrisë: Mos dilni nga banesa Ora 11: 21Ministria e Brendshme përmes një njoftimi për shtyp i bën thirrje banorëve të Lazaratit të distancohen nga elementët kriminalë dhe të mos dalin nga banesat për arsye të sigurisë së jetës dhe shëndetit të tyre. "Të gjithë qytetarët e tjerë, duhet të evitojnë plotësisht hyrjen për në fshatin Lazarat deri në një njoftim të dytë zyrtar të policisë. Banorët e zonave përreth fshatit Lazarat këshillohen të bëjnë kujdes me lëvizjen jashtë banesave të tyre, deri në përfundim të këtij operacioni policor. Shërbimet e Policisë së Shtetit janë në gadishmëri të plotë për t'u ardhur në ndihmë në çdo kohë, të gjithë qytetarëve që do të kenë nevojë. " thuhet në njoftimin për shtyp.Banore anonime nga Lazarati flet për Ora News: Policia po na qëllon Në orën 11: 10 minuta një banore e Lazaratit, e cila preferoi të mbetet anonime, në një lidhje telefonike për Ora News akuzoi policinë se po qëllon'dhe po tmerron banorët. "Mbrëmë gjithë natën kanë qëlluar. Të gjitha dritaret I kemi të thyera. Na janë shkatërruar makinat, na janë tmerruar fëmijët dhe gratë shtazëna". Madje banorja tha se policiai ka qëlluar edhe me snjapera Didi: Harta me kanabis e gjerë, banorët po djegin vetë kanabisinOra 10: 50 Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi deklaron se operacioni i nisur për asgjësimin e parcelave me kanabis po kalon në një operacion kundër një grupi kriminelësh që ka mbajtur peng fshatin.Deklarata e tij u bë sot nga ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Didi informon se harta e kultivimit të kanabisit është shumë e gjerë dhe një pjesë të sipërfaqeve me kanabis janë djegur nga vetë banorët.“Harta në Lazarat e kultivimit është shumë e gjerë. Dje janë asgjësuar 11 mijë rrënjë kanabis. Vetë banorët kanë asgjësuar bimët që kanë qenë gati për tu mbjellë. Mund të jetë asgjësuar dhe një pjesë e kanabisit të një viti më parë të ruajtuar. Kjo tregon se banorët janë me policinë dhe e kuptojnë rëndësinë e këtij operacioni. Por është grupi kriminal që kërkon të tërheqë pas vetes. Sepse duke pasur banorët ndihen më të fuqisëm po të jenë vetëm largohen nga Lazarati. Jemi futur në një pjesë nga Lazarati , nuk e menduam si gjë të lehtë dhe duke e cilësuar të tillë nuk menduam të ndërhymin më parë. Kemi nisur këtë operacion i cili mund të vazhdojë në varësi të situates. Policia do ta mbyllë me sukses dhe pa viktima. Policia është e detyruar nga ligji të mos luftojë krimin dhe për këtë policët janë të vetëdijshëm për sakrificat dhe ne i kemi dalë për zot kësaj pune dhe kemi të drejtë” tha Didi sot.Operacioni ne vijim Në orën 11: 30 minuta, gazetarja e Ora News Brikena Metaj informon se ka të shtëna në Lazarat dhe mund të ketë dhe konfrontim armësh me policinë “Ka të shtëna me mitraloz në të dyja anët e fshatit . Dyshojmë se mund të ketë konfrontim armësh mes policisë dhe personave. Të shtënat janë me ndërprerje. Pak sekonda para se të merrnit ju pati një shkëmbim zjarri me mitraloz. U trembëm dhe ne që jemi në Dervican” informon gazetarja jonë Brikena MetajNis mësymja në LazaratOperacioni nisi rreth orës 10:36 minuta kur gazetarja e Ora News Brikena Metaj informoi se makinat e blinduara të policisë të cilat ishin vendosur në Dervician hynë brenda territorit të komunës së Lazaratit. “Furgonët e blinduara dhe makinat e policisë po përparojnë brenda në fshat nga ku vijnë edhe të shtënt me armë” informon gazetarja jonë nga Derviciani ku ndodhet për të raportuar nga afër gjithçka po ndodh.800 forca të FNSH e RENEA në Lazarat Përmes një njoftimi për shtyp mësohet se janë rreth 800 forca policore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, forcave speciale RENEA, forca të FNSH-së së Fierit, Shkodrës dhe Tiranës, si dhe të Delta Forcë në Vlorë. Po ashtu në këtë operacion janë përfshirë dhe shërbime të tjera speciale të Drejtorive të Policisë së Qarqeve të tjera, si forcat elitë të shërbimeve të Tiranës, Shkodrës etj. Këto forca janë të mbështetura nga mjete të posaçme. "Kemi premtuar se do ta çmontojmë kartelin e drogës nga Shqipëria e do të bëjmë luftë të papajtueshme për të gjithë ata që kultivojnë dhe trafikojnë lëndë narkotike. Reagimet nuk kanë qenë të banorëve. Ne e dimë se të kujt kanë qenë. Jemi në gjëndje të vlerësojmë se janë ata që kanë goditur policinë dhe akoma vazhdojnë të godasin policinë" tha dje DidiPlagoset efektivi i FNSH Një efektiv policie është plagosur në Lazarat, nga të shtënat me armë që kanë shoqëruar gjatë gjithë natës fshatin. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnatës, ndërsa i plagosur ka mbetur punonjësi i policisë S.M, 32 vjeç, i Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër, i cili ishte i dislokuar me shërbim gjatë natës. Sic bën me dije policia, efektivi ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë nga brendësia e fshatit Lazarat, ndërsa ka marrë plagë në dorë dhe në këmbë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.Nga strukturat e policisë vijon kryerja e veprimeve hetimore dhe procedurale për identifikimin e kapjen e autorëve të kësaj ngjarje, si dhe dokumentimin e plotë ligjorë të saj. Materialet procedurale do ti kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë. Forcat më të zgjedhura të Policisë së Shtetit arritën të hyjnë dje në orën 12:30, në mes të zjarrit të armëve, në pronat e Gate Mahmutajt në Lazarat, të dyshuarit kryesor që qëlloi me armë policinë. Policia njoftoi se aty u gjetën, gëzhojat e armëve, me të cilat u qëllua kundër Policisë si dhe 7 parcela me 10 mijë bimë narkotike kanabis sativa e 1000 kubikë, të cilët u asgjesuan.Në fshatin “rebel” të Gjirokastrës, situata vijon të jetë e tensionuar prej mbrëmjes së të dielës ndërsa autoblindat e policisë, RENEA dhe forcat speciale po avancojnë shtëpi më shtëpi duke marrë nën kontroll situatën. Në orët e mbrëmjes, nga Tirana drejt Lazaratit janë dërguar edhe 100 forca të reja RENEA duke e çuar ne 600 numrin total te tyre. Ndërkohë, policia publikoi edhe listën e personave që kanë qëlluar me armë në drejtim të forcave të rendit.Policia konfirmon gjithashtu se tashmë është identifikuar vendi, prej nga ky grup personash qëllon me armë zjarri, të lokalizuar në banesën e shtetasit Gate Mahmutaj, person me precedentë kriminalë, i arrestuar më parë nga forcat RENEA, i dënuar me vendim gjykate dhe i falur më pas nga Presidenti i Republikës. Edhe 100 forca të reja RENEA do t’i shtohen trupave speciale të Policisë që kanë përparuar sot në brendësi të fshatit Lazarat.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi ka deklaruar se “nuk do tërhiqemi nga Lazarati deri në arrestimin e të gjithë grupit kriminal dhe lista e deritanishme është vetëm paraprake. “ Didi është takuar me forcat e policisë, RENEA-s, FNSH-së dhe DELTA-s në fshatin Derviçan, ku ka lajmëruar përparimin e forcave dhe thellimin e operacionit në Lazarat.FOTO/Dervicani sot në mëngjes, para se policia të mësyjë në Lazarat