Ish-ushtaraku, me 31 vjet punë s'merr pension prej 3 vitesh. "Alarm", ia siguron për 45 ditë
Tirane- Duhej të dilte në pension 3 vjet më parë, pasi kishte mbushur moshën, por Haxhi Sharka, sot 68 vjeç i cili mban mbi supe 31 vjet pune degdisej sa në një institucion në tjetrin pa i dhënë asnjë zgjidhje konkrete.Rasti është investiguar nga emisioni “Alarm”, pas denoncimit nga i moshuari, i cili jeton në kushte të vështira jetese.Halli i të moshuarit dhe degdisja me dokumente në duar Haxhi Sharka endej nëpër ministri për të kërkuar t'i njiheshin 3 vite pune, pasi ai mendonte se nëse nuk do të plotësonte këto dokumente s'mund të merrte pensionin“Kam punuar deri në vitin 2012. Kam shkuar në ministrinë e Mbrojtes dhe kam bërë 38 aplikime brenda një viti, 2012 për modelarin nr 31 për vitet e punës si nënoficer, nga 1969-1972. Këta më kanë thënë se do të dalë një urdhër sepse ju që jeni me librezat e para duhet firma e ministrit. Me letër zyrtare më kanë thënë që nuk gjenden dokumente, por do presësh urdhrin e ministrit. Unë kam librezën origjinale”, thotë ai për gazetaren e "Alarm", Arjana Loçe.68 vjeçari që jeton duke ngritur në kurriz thasë, pa ditur se i takonte pensioniAskush nuk i kishte thënë se atij i takonte pensioni pasi kishte mbushur moshën dhe më pas të vazhdonte të plotësonte modularin për 3 vitet e punës të cilat i kishte kryer si nënoficer dhe për tu njohur duhej një vendim i ministrisë."Kur kam ardhur në Drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore nuk më thanë se ke 31 vjet punë dhe mund të marrësh pension, dhe më vonë sill dokumentet shtesë. Nuk kam bërë fare aplikim. Po pse s' më dhanë informacion se duhej të mbyllej dokumentet provizore e të marrësh pension dhe shtesat i merrja më mbrapa? Po pse s' më dhanë informacion të më thonin plotëso këtë aplikim për të përfituar pensionin dhe më pas vazhdo procedurat për t'u njohur dhe 3 vitet e punës?" ngre pyetjen Haxhiu, i cili jeton me një pension të bashkëshortes së tij të sëmurë dhe me 1 mijë lekë- 2 mijë lekë të vjetra që i japin nëse ngre në kurriz një thes.""Alarm" në ndihmë të të moshuarit Përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, përmes kamerave të fshehta i thanë gazetarëve të "Alarm" se duhej një vendim i KM për të njohur vitet e punes, ose me një proces gjyqësorGazetarët e “Alarm”, shkuan edhe pranë Sigurimeve Shoqërore. Pas diskutimeve me përfaqësuesit e saj dhe falë “Alarm” u vendos futja në skemën e pensionit, brenda 45 ditëve, nga plotësimi i dokumentacionit përkatës.Falenderimi i sinqertë i një 68 vjeçarit "Ju falenderoj me zemër e me shpirt sepse ju jeni me ne. Falenderoj edhe presidentin tuaj. Vetëm për këtë modular nuk ha buk prej dy vitesh e gjysëm. Po ministrat, sa vite duhet një ministër të firmos një modularKy është një tjetër sukses i stafit të emisionit “Alarm”, në mbështetje të qytetarëve.