Kol Nikolla: Shqipëria nuk bëhet me fasone. Vlerëson rritjen 2% të pensioneve
Kreu i Konfederatës së Sindikatave në Shqipëri, Kol Nikolla flet pas vendimit të qeverisë për rritjen e pensioneve me 2 %, në muajin korrik dhe vendosjen e moshës 55 vjec për daljen në pension nga minatorët.Gjatë intervistës në "Ora News", ai kritikoi përparësinë që i është dhënë fasonëve, pasi sipas tij "Shqipëria nuk bëhet me fasone"Rritja e pensioneve, qeveria mbajti premtiminAi vlerësoi rritjen prej 2% të pensioneve, e cila sipas tij edhe pse e vogël është rritje.Sipas tij puna e qeverisë për reformën në sistemin e pensioneve është një premtim i mbajtur pas zgjedhjeve të 23 qershorit, por për të problem mbetet informaliteti.Nikolla nuk la pa kritikuar qeverinë e mëparshme për ligjin minerar dhe sipas tij ka 20 vjet që Fondi Kombëtar i Punësimit “keqpërdoret”, duke shkuar në buxhetin e shtetit.“Ne jemi ata që kemi qenë para dhe para 23 qershorit. Partia Socialiste pati kohë për ta artikuluar programin e saj, një ndër to ka qenë reformimi i sistemit të pensioneve. Kemi 10 vjet që kërkojmë riformimin dhe më në fund kjo qeveri mori parasysh ta sfidoj këtë realitet dhe për këtë është një premtim i mbajtur por dhe një shërbim i mirë që i bëhet popullit shqiptar. 2 % është një detyrim në krahasim me inflacionin dhe rritjen ekonomike, në këtë situatë nuk mund të rritej më tepër. Minatorët do dalin 55 vjeç në pension por duhet të kenë 30 vjet të siguruara dhe 12 vjet e 6 muaj në nëntokë. Këtu është një shtresë prej 3000 vetash.Përballë gazetarit Nertil Agalliu ai foli për punën e minierave në Shqipëri , duke shpjeguar se në miniera puna ndahet në nëntokë dhe mbi tokë.“Në mbitokë ke kushte pune te tjera, ke ndriçim ,ajrim. Në nëntokë je në kushte të kufizuara shikimi, në lagështirë, mungesë ajrosje, sforco pune”, tha ai.Për kushtet e minierave në Shqipëri, ai ka kritikuar qeverinë Berisha për mosndryshimin e ligjit minerar dhe sipas tij pas zgjedhjeve të 23 qershorit ka një përmirësim.“Ka një përmirësim, por ka dhe probleme, që vijnë nga mungesa e kritereve të shfrytëzimit. Ka pak ose aspak drejtues teknik të përgjegjshëm. Ka 20 vjet që Fondi Kombëtar i Punësimt keqpërdoret ,shkon në buxhet të shtetit. Ne kemi kohe që kemi kërkuar ligjin minerar, qeveria Berisha nuk e ndryshoi ligjin minerar për mënyrën e shfrytëzimit", tha ai.Nikolla shtoi gjithashtu se problem ngelet informaliteti dhe përmirësimi i kushteve të punës.“Të ndryshoj ligji për mënyrën e kontrollit, sepse ligji ekzistues e kufizon kontrollin në minerë të inspektoriatit të punës”, tha ai.Nikolla theksoi se përvec sektorit formal ka dhe sektor informal dhe sipas tij janë 10 mijë minatorë në tërësi.Ai kërkoi nga ana e qeverisë hapjen e minierave të reja. Sipas tij Shqipëria nuk ka Konsensus politik dhe shoqëror. Ai kritikoi përparësinë që i është dhënë fasonëve nga qeveria Rama-Meta.Nuk zhvillohet Shqipëria me fasone, jam dakord me politikën e qeverisë se ajo merr fryme me punësimin që krijohet nga fasonet, por duhen plane më strategjike”, tha ai.