Rrëzohet një avion në rrugën kryesore të Moskës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2012, 19:16
Një avion pasagjerësh rus është rrëzuar gjatë uljes, në një rrugë kryesore afër aeroportit Vnukovo të Moskës. Avioni ka marë flakë nga të dy krahët ndërsa është raportuar se në bord ishin 12 persona 8 pasagjerë dhe 4 pjestarë të ekuipazhit prej të cilëve 2 kanë humbur jetën.Sipas mediave shtetërore ruse avioni është shpërndarë në autostradën afër Moskës nga i cili janë shkaktuar rradhë të gjata makinash.Imazhet në Twitter tregojnë një aeroplan që ka marrë flakë, me bisht dhe kabinë të shkatërruar por trupi i avionit kryesisht është i paprekur.Avioni kishte mbërritur nga Republika Çeke ndërsa i përkiste kompanisë ajrore "Red Ëings". Avioni i vogël ishte është një Tupolev-204.