Policia konfrontohet me kriminelët në Lazarat, Rama reagon ne Twitter: Pse s'flet PD

Tiranë - Kryeministri Edi Rama ka ngritur pasdite  një pikëpyetje për faktin se pse PD nuk po reagon ndaj situatës në Lazarat ku policia po ndërhyn për të marrë nën kontroll fshatin ndërkohë që një grup kriminal qëlloi në drejtim të tyre me automatikë e mortaja.Ndërsa, në mbrëmje, kur Policia e Shtetit depërtoi në fshat dhe vuri nën kontroll, një pjesë të tij, ai paraqitet më optimist."Ne themi çfarë bëjmë dhe bëjmë çfarë themi," shkruan ai në Twitter. - "Gabon kush quan ngurrim, maturinë tonë apo dobësi, qytetarinë tonë."(Mesazhet e postuara nga Kryeministrit sot në rrjetet sociale lidhur me operacionin në Lazarat)