Lezhë, policet femra do të mësojnë anglishten si pjesë të detyrës

Lezhë – Femrat police të Drejtorisë së Policisë në Lezhë do të jenë pjesë e programit për mësimin e gjuhës angleze.Kjo nismë është ndërmarrë nga Forumi i Gruas në Polici; kryetarja e këtij forumi, Aulona Camarati, tha se “mësimi i gjuhës angleze për uniformat blu femra shihet si një domosdoshmëri për rritjen e tyre profesionale si dhe për ndihmën që ato do të mund të japin edhe për të huajt që kërkojnë mbështetjen e Policisë së Shtetit.Marrëveshja e arritur ndërmjet Drejtorise së Policisë dhe Ministrisë së Arsimit parashikon që përgjatë një viti të zhvillohen orë mësimore për gjuhën angleze falas për të gjitha femrat që punojnë në polici.Oranews.tv