Durrës, nisen për në shtëpi, dy marinarët ukrainas së anijes “Era 1”

Durrës - Përfundon odiseja e marinarëve të anijes “Era 1”, që u bllokua me kontrabandë cigaresh në portin e Durrësit.Vetëm disa ditë pasi marinarët parlajmëruan grevë urie, janë marrë masat për sigurimin e anijes dhe krijimin e kushteve për largimin e dy marinarëve nga Krimeja në drejtim të Ukrainës.Drejtori i Përgjithshëm i porteve Gazmir Tahiraj thotë se janë marrë masat për sigurimin e udhëtimit të dy marinarëve.Anija “Era 1” do të qëndrojë e bllokuar në një kohë që në Gjykatën e Durrësit do të vazhdojë procesi ndaj kapitenit të anijës të akuzuar për kontrabandë cigaresh; anija kishte si destinacion portin e Barit, Itali.Oranews.tv