Elbasan, 6500 makina s'kanë paguar taksat, ndër to dhe 137 të shtetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2014, 18:59
Elbasan - Janë 6500 automjete, që prej afro një dekade nuk kanë paguar taksat pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor; ndër to, edhe 317 mjete të institucioneve shtetërore.Këtë fakt e bën me dije, kreu i Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, Arben Xhina, i cili thotë se në listën e debitorëve janë qytetarë, subjekte private por edhe institucione si bashkia e Elbasanit, e Prrenjasit, Drejtoria e Bujqësisë etj. që nuk i kanë paguar këto taksa që prej vitit 2005.Sipas kreut të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, vlera financiare e debisë është shumë e lartë, ndaj ai ka bërë apel që kushdo që i detyrohet këtij institucioni ta shlyejë sa më parë borxhin.Oranews.tv