Eksperti Fabjan Zhilla në Ora News: Lazarati nuk e sfidon dot shtetin
Fabjan Zhilla, ekspert i çështjeve të sigurisë, nuk e sheh Lazaratin si një fenomen të vështirë për tu vënë në kontroll nga shteti.I ftuar në televizionin Ora News, në “Ora e intervistës” ai tha se është e pamundur që një fshat me 400 banorë të sfidojë një shtet.“Lazarati nuk mendoj se është i vështirë, të gjithë ia kemi bërë pyetjen vetes, nëse një fshat me 400 shtëpi do sfidoj një shtet , atëhëre nuk mendoj se jemi të denjë për të qenë në komunitetin europian. Nuk mendoj se është e vështirë për shtetin për ta vënë në kontroll. Ne marrim Lazaratin, por nuk është vetëm ai, ka zona të tjera në veri, ose Fushkrujë ku ka po të njejtin intensitetet”, tha ai.Zhilla e ka cilësuar si hap pozitiv çështjen e luftës kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar, por shpreson që këtë përpjekje shteti ta bëjë për të mbrojtur shoqërinë dhe jo nga presioni i ndërkombëtarëve si kusht për marrjen e statusit.“Kemi një opinion jashtëzakonisht t negativ në Europë, po bëhn filma për ne , shqiptari shihet si i afti për të bërë krim. Shoh që ka një intesifikim, shteti shqiptar e ka marrë seriozisht. Ka një intesifikim të komuniteti ndërkombëtar se po shohin që krimi i organizuar në Ballkan po kthehet në një problematike për gjithë Europën. Në këte kontekst është një presion shumë i madh i komunitetit ndërkombëtar, ndaj nuk di nëse kjo përpjekje vjen prej këtij presioni apo ky shtet po e bën se e ndjen të nevosjhme për të mbrojtur shoqërine dhe shtetasit e tij. Unë shpresoj te jetë kjo e dyta. Unë e shoh pozitive me shpresën se keto goditje janë disa hapa për të treguar se shteti po reagon ndaj krimit apo kjo lidhet me marrjen e statusit”.Rritja e trafikut, u shfrytëzuan zgjedhjet politikeZhilla theksoi se trafiku i lëndëve narkotike rritet kur ndërrohën pushtete politike, duke qënë se bie roli i shteti dhe vëmendja sipas tij është te menazhimi i zgjedhjeve politike.“Krimi i organizuar, jashtëzakonisht i ndjeshëm, sidomos krimi i organizuar shqiptar është një nga organizatat multikriminale, ështënjë krim që përbën rrezik për stabilitetin europian. Duhet të pranojmë që Shqiperia nuk ka kapacitete për të përballuar këtë lloj krimi. U shfrytëzuan zgjedhjet politike, u rrit trafiku i lëndëve narkotike. Shohim një rritje të metodave sofistikuese, ku shqiptarët tashmë kanë marrë rolin organizatorë dhe nuk janë më dytësorë. Tashmë kanë marrë përmasa ndërkombëtare. pra Shqipëria nuk është më një vend tranzitor, është një vend që prodhon, e magazinon e organizon.Lufta kundër trafikut nuk përfundon sot, duhen programe edukimi, ndryshe nuk kemi zgjdhur asgjeZhilla vlerëson goditjen e laboratorit të drogës në Kosovë dhe operacionin e Divjakës, por thekson se paratë e drogës përkthehen në vota në parlament, ndaj kërkon trajtime kulturore për goditjen finale të tij.“Por duhet të jemi alert duke pasur parasysh qe në momentin që këtu vijnë kilogramë me kokainë. Para që infiltrohen në ekonomi, në politikë dhe përkthehet në vota në parlamentin shqiptar. Në raste te tjera ne shohim kriminel që amnistohen, dalin dhe i kthehen botës së krimit ,Në këtë konteksi shohim që aparati shtetëror nuk funksionon në rehabilitimin e kontigjimit kriminal. Nuk përfundon lufta kundër trafikut narkotikëve duke goditur sot një grup, sepse nëse nuk përkthehet në trajtim kulturor, ose me programe edukimi që bota sot i njeh, nuk kemi zgjidhur asgjë” tha Zhilla.Lazarati funksionon si korporatëI pyetur për rezistencën e shfaqur nga banorët kundër asgjesimit, ai tha se shteti nuk është treguar i sinqertë në goditjen e krimitdhe sipas tij “Lazarati funksionon sikorporatë”, duke mbrojtur njëri tjetrin.“ Unë mendoj se shteti nuk është treguar i sinqert për ta goditur rrenjësit krimin e organizuar dhe prodhimin atje. Aty rrjeti është më kompleks, vërtet rritet dhe makazohohet, por atyr vijnë dhe blen,ëshk kthyer në treg. Atje nga pikpamja gjeografike ëhstë një terën i vështirë. Por cfraë masahs ka marrë shteti për ta minimizuar, sepse lazarati është kther në kartel droge, ato funksionojnë si korportata, ata tani mbrojnë njëri tjetrin sepse në shumicë janë bërë pjesë e rritje s ndaj shteti dueht të bëjë një goditje të sofistikuar”, tha ai. .Lidhur me përdorimin e dhunës nga policia, ai pohoi se forca e shtetit në raste të tilla ekstreme duhe të ndihet.“Nëse Lazarati kthehet në një shembull qëndrese, kjo përkthehet në një kulturë të rezistëncës informale për zonat e tjera’, tha ai.“Por organet shtetërore duhet të jene te sinqerta, jo deri sa të marrim statusin dhe ta ndërpreresim”, theksoi sërish Zhilla në intervistën e tij.Grupet e fuqishme nuk janë në Shqipëri, drejtojnë nga shtetet europiane.Pyetjes nëse kapja e drogës vjen nga lufta mes bandave që shesin njëra tjetrën në polci ai iu përgjigj duke thënë se, n”e nuk jemi në atë fazë, pasi nuk kemi luftë për terriore”.“Duke qënë se është rritur sasia e shpërndarjes së drogës, kjo ka nxjere jashtë kontrollit të grupeve kriminale “spacatorët” e vëgjël. Për mua nuk janë goditur grupet që kanë sistem hierarkik, apo ata që janë grupe të fuqishëm sepse ata nuk janë në Shqipëri. Krerët e tyre nuk janë në Shqipëri ,por drejtojnë nga shtete të tjera europiane”, tha Zhilla. Në fund të intervistës, ai foli me tone të ashpra për parlamentin shqiptar.“Parlamenti shqiptar sot nuk është nga parlamentet më të pastra që njeh trazicioni shqiptar. Një nga arsyet është se mbyllja e syve, për hir të pushtetit po na sjell njërëz që sot kanë ligjbërjen në dorë”, tha ai.e.k/oranews.tv