Konçesionet, Leskaj: Dëmi llogaritet në 12.5 mld lekë për 2013
Koncesionet kanë qenë kangrena më e madhe e ekonomisë shqiptare gjatë 2013 duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 12.5 miliardë lekësh nga 15.1 miliardë që është dëmi total.Kjo deklaratë e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit është bërë përpara komisionit të ekonomisë dhe financave.Bujar Leskaj ndër të tjera bëri me dije se për abuzimet e bëra në prokurori janë dërguar 38 kallëzime për 94 punonjës.“Kemi përfunduar 164 auditime nga 147 të planifikuara ose 11% më shumë duke zbuluar parregullësi dhe shkelje financiare në nivelin e 12.5 miliardë lekëve në të ardhurat e buxhetit të shtetit si dhe 2.6 lekë në shpenzimet e kryera, me dëm efektiv të përgjithshëm të konstauar me vlerën 15.1 miliardë lekë ose rreth 108 milion euro”, tha LeskajNë komision u shkaktuan debate midis kreut të KLSH-së Bujar Leskaj dhe kryetarit të komisionit Erjon Braçe në lidhje me ndjekjen e rasteve të denoncuara në prokurori.Braçe: Edhe njëherë tjetër po flas për kulturën e pandëshkueshmërisë në vend nëqoftëse ju e keni siklet është tjetër gjë. Nga të gjitha çështjet e bujshme të kallëzuara nga KLSH vetëm për njërën ka informacion zyrtare se hetimi po shkon deri në fund, ajo e ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale.Leskaj: Kemi një ndryshim të klimës dhe 90% e këtyre kallëzimeve janë regjistruar si çështje penale. Është e pamundur që ndjekjet penale që i regjistron prokuroria, jo vetëm që do jemi në kundërshtim të plotë me kodin penal dhe kushtetutën por edhe me standardet tona, të vazhdojnë të survejohen.Edhe mandati i kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit ngjalli debate në komision.“ Unë nuk e kuptova nga të doli ty shqetësimi kur kapitulli për mënyrën e zgjedhjes së kryetarit të KLSH ka kaluar në këtë komision me konsensus, ti për çfarë shqetësohesh”, iu drejtua Braçe Leskajt.