Kukës, ujësjellësi aksion për shkëputjen e lidhjeve të paligjshme

Kukës-Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në Kukës, në bashkëpunim me Institucionin e Prefektit, Bashkinë dhe Policinë ka ndërmarë një aksion për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme që janë bërë nga banorët e fshatit Nangë të komunës Bicaj në Kukës.Gjatë paradites së sotme, janë shkëputur dhjetëra lidhje me qëllim që të rritet sasia e ujit që destinohet për qytetin por nuk mbërrin kurrë aty për shkak të këtyre ndërhyrjeve. Sipas specialistëve të kësaj ndërmarje, ky aksion do të vijojë edhe në ditët e ardhshme.Ndërkohë, banorët e fshatit thonë se nuk kanë asnjë mundësi ekonomike që të shlyejnë faturën e ujit të konsumuar, pasi ata jetojnë falë një pagese të ndihmës ekonomike.Niveli i arkëtimit të faturave të ujit të pijshëm është shumë i ulët, ndërkohë që qyteti furnizohet me orar të reduktuar me ujë pasi një sasi e konsiderueshme e ujit të pijshëm keqpërdoret nga banorët që vadisin tokat e tyre.