Fier, interes në rritje për të paguar sigurimet, 60% janë emigrantë

Fier - Rritet numri i qytetarëve, që paguajnë kontributet vullnetare në plotësimin e viteve të punës për përfitimin e pensionit të pleqërisë në qarkun e Fierit.Kryetarja e degës së kontributeve në Drejtorine e Sigurimeve Shoqërore në Fier, Lavdie Ruko, tha se përveç emigrantëve, një pjesë e kontribuesve është edhe grupmosha në prag të pensionit të pleqërisë.Në pagesen e kontributeve vullnetare mbulohen katër fusha të kësaj skeme, duke përfshirë sigurimin vullnetar për vitin korent, për periudhat e kaluara dhe për më shumë të ardhura.Ndërkohë, thirrja drejtuar qytetarëve në derdhjen e kontributeve vullnetare mbetet prezente për përfitimin e një pensioni pleqërie të pjesshëm ose të plotë.Oranews.tv