Situata në Siri, Rusia bën thirrje për armëpushim, por jo presione
Rebelët e Sirisë kanë sulmuar një bazë ushtarake në veriperëndim të provincës Idlib. Sulmi ka për qëllim të shkurtojë rrugën për përforcim të rebelëve nga Damasku në Alepo.Raportet e dëshmitarëve thonë se trupat siriane kanë përdorur aeroplanët luftarakë, në përpjekje për të mbrojtur bazën.Konfirmime për rrjedhën e mëtejshme të ngjarjes nuk ka. Në rrafshin diplomatik, ministri i jashtëm egjiptian, Muhammad Amr, ka takuar në Moskë homologun e tij rus, Sergei Lvarov.Pas takimit, Lavrov u ka thënë gazetarëve se të dy ata janë pajtuar për nevojën e një armëpushimi të menjëhershëm në Siri, në mënyrë që të lehtësohet procesi i stabilizimit politik.Lavrov ka thënë se komuniteti ndërkombëtar duhet të ndalojë së bëri presion ndaj presidentit sirian, Bashar al-Assad, për të dhënë dorëheqje, si dhe të shmangë krijimin e parakushteve për negociata.Moska njihet si aleat i fuqisëhm i Damaskut.Siria ka parë protestat e para antiqeveritare në mars të vitit të kaluar. Regjimi u është përgjigjur me dhunë kundërshtarëve që duan rrëzimin e presidentit Assad dhe bëjnë thirrje për reforma.Mbi 44,000 njerëz thuhet se kanë humbur jetën në trazira.