Reforma e territorit, Shkodra me pikëpyetje: një apo dy njesi rrethi?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2014, 16:29
Shkodër - U organizua në qytetin e Shkodrës, takimi konsultues me shoqërinë civile për reformën administrativo-territoriale.Qëllimi i këtij takimi ishte të mblidhte në një tryezë të gjithë përfaqësuesit e shoqërisë civile në diskutimin mbi reformën administrative dhe territoriale, duke u përqëndruar në dy variantet e propozuara nga komisioni i posaçëm parlamentar, atyre me 39 dhe 47 njësi funksionale.Duke iu referuar këtyre dy varianteve të propozuara, Shkodra ndahet në një njësi rrethi ose në dy njësi rrethi, kjo në varësi të variantit që do të shpallet fitues.Me këto propozime i bie që bashkia e Shkodrës të përfshijë edhe komunat Bërdicë, Bushat, Velipojë, Dajç, Shalë etj.Oranews.tv