VIDEOLAJM/ Shkodër, shembet shtëpia 100-vjeçare sipër një makine
Shkodër - Një shtëpi mbi 100-vjeçare rrezikon çdo ditë jetën e kalimtarëve që përshkojnë rrugën pranë katedrales së "Shën Shtjefnit" në Shkodër, pasi ajo për të tretën herë ka pësuar shembje të pjesshme, këtë herë në të dy anët e kulmit të çatisë.Gjysma e saj është e banuar, ndërsa pjesa tjetër është lënë në mëshirë të fatit. Shembja ka rrezikuar jetën e kalimtarëve, që lëvizin në këtë rrugë, ndërsa një automjet ”Golf” me targa SH 44 49 C ka pësuar dëmtime të shumta.Automjeti ka qenë i parkuar pranë banesës ndërsa brenda tij fatmirësisht nuk ka patur njerëz.Sipas dëshmitarëve, shembja e banesës së vjetër ka qenë e menjëhershme dhe atje nuk kanë shkuar, as në çastin që ndodhi dhe as më vonë, forca policie apo përfaqësues të bashkisë për të njohur situatën dhe marrë masat për pastrimin dhe bllokimin e rrugës, pasi shembja mund të vazhdojë.Situata është përsëritur për të tretën herë radhazi brenda pak muajsh. Pas shembjes së dytë, kur drejtues të ndërtimores pranë bashkisë në Shkodër bënë disa inspektime të shpejta, premtuan se do të vendosej menjëhërë vendim për fatin e saj, ku më e mundshmja do të ishte shembja e saj.Por edhe pse ndodhi shembja e tretë dhe më e rënda, institucionet përgjegjëse vazhdojnë të qëndrojnë indiferentë ndërkohë që si kjo banesë e amortizuar dhe me moshë mbi 100 vjeçare, rezultojnë disa të tilla.Oranews.tv