Berat, e arrestuan për opium, Familjarët: Bima jo narkotike, përdoret për lakror

Berat- Familjarët e Pëllumb Toskës nga Berati i arrestuar dy javë më parë për kultivim opiumi, apelojnë për lirimin e tij.Ata kanë konsultuar edhe një ekspert, i cili shprehet se efektivët kanë ngatërruar bimën narkotike me një bimë të egër të zonës që përdoret për gatim.Familjarët: Djali ynë padrejtësisht në burg. Bashkëshortja rrëfen arrestiminFamiljarët e Pëllumb Toskës,i arrestuar 15-ditë më parë nga policia e Beratit për kultivim të bimëve narkotike,deklarojnë se kryefamiljari i tyre nuk është marrë asnjëherë me këtë lloj kultivimi dhe kërkojnë drejtësi për mbajtjen e tij në mënyrë të padrejtë në burg. Bashkëshotja e 54-vjeçarit Pëllumb Toska,baba i 2 fëmijëve,tregon momentet e arrestimit të tij.“Morën burrin dhe djalin, e mbajtën dhe djalin atje, e torturuan kot tërë pasditen, po bëjnë një javë që po ma lënë pa punë edhe burrin edhe djalin. Ne kërkojmë të drejtën tonë”, tha Xhuljeta Toska.Specialisti i bujqësisë: Bima quhet "BIFT", përdoret për byrekNjë nga specialistët e bujqësisë në Berat,agronomi Ylmi Balliu,shprehet se bima quhet "BIFT" dhe i përket familjes së labotorëve, rrjedhimisht ajo përdoret nga banorët e kësaj zonë për të gatuar byrek e lakror.“Këtu tregon që mungesa e përvojës, e shkallës së mosnjohjes, se kjo që akuzohet në gjuhën popullore quhet bifta, kjo pë rdoret edhe për lakror, edhe për japrakë, për tu ngrënë në radhë të parë”, tha Balliu.Sipas agronomit Balliu, kjo bimë nuk ka lidhje me opiumin dhe nuk mund të kultivohet, ajo mbin vetë dhe përhapet në a ra nëpërmjet erës, zogjve dhe shpendëve.