Kukës, reshje të dendura, 3 fshatra izolohen nga rrëshkitja e dherave

Kukës -Tre fshatra të Kukësit, konkretisht Pakisht, Cernalevë dhe Orgjost, janë izoluar dhe nuk komunikojnë fare me qendrën e komunës dhe qytetin e Kukësit.Shkak për izolimin janë bërë rrëshqitjet e mëdha të gurëve dhe dherave për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe breshërit, të cilat prej ditësh nuk janë ndalur fare.Banorët e zonës thonë se situata është shumë e rëndë në disa pika të aksit rrugor Kukës-Shishtavec, konkretisht në rrugën që të çon në fshatrat e tyre, por edhe në komunën Zapod.Ata kërkojnë ndërhyrjen e komunës dhe institucioneve për të çuar atje disa eskavatorë të cilët mund të largojnë dherat dhe gurët që kanë bllokuar rrugën.Rrëshqitje të gurëve dhe dherave ka edhe në akse të tjera rrugore, rrugë rurale, por edhe në rrugë nacionale si Kukës-Krumë, Kukës-Peshkopi, Kukës-Qafë Shllak apo edhe të tjera.Këto rrugë kthehen në mjaft problematike, saherë që bien rshje shiu ose dëbore, pasi kalojnë në zona të thella malore.Oranews.tv