"Washington Post”: Policia shqiptare rrethon fshatin e marijuanës

Një nga gazetat e njohura botërore “Washington Post” ka shkruar për operacionin që ka ndërmarrë Policia e Shtetit në Lazarat.Gazeta WP raporton se, një bandë ka qëlluar me granata, mortajë dhe armë zjarri mbi qindra policë që po përpiqeshin të hynin në fshatin në jug të Shqipërisë, ku nuk zbatohet ligji, në tentativë për të ndalur kultivimin e marijuanës. Policia thotë se nuk ka të lënduar.Washington Post shkruan : “Në Lazarat besohet se kultivohen çdo vit 900 ton kanabis, që pak një vlerë prej 4.5 miliardë euro ose 6.1 milion dollarë, që është afërsisht sa gjysma e GDP-së së vendit të vogël në Ballkan”.Në operacion kanë marrë pjesë 500 policë me armatim të lehtë, përfshirë dhe forcat speciale të cilët kanë rrethuar fshatin prej mesnatës.Policia thotë se do të vazhdojë masat për “çlirimin e Lazaratit nga kriminelët”.washington post