Pensionet do të rriten me 2%, Veliaj: Në janar të 2015, minatorët në pension 55 vjeç
Megjithëse nuk ka qënë një ndër premtimet elektorale por as pjesë e programit të qeverisë së Edi Ramës, pensionistët që nga korriku i këtij viti do të përftiojnë një rritje me 2% të pensionit të tyre. Pavarësisht se kjo nuk është një rritje e kënaqëshme për moshën e tretë, Ministri i Mirëqënies sociale dhe rinisë Erion Veliaj tha se ky është një hap positive ndaj të moshuarve. Ministri tha se propozimi do t’i kalonte menjëherë qeverisë për të përfituar këtë rritje.“Ne kemi vendosur t’i propozojmë qeverisë rritjen me 2% të të gjitha pensioneve në Shqipëri në muajin korrik. Kjo do të thotë që për çdo pensionist do të marri 2 % më shumë të pensionit sesa pensioni që ka. Nëse dikush sot e ka pensionin 250 mijë lekë të vjetra do të marri 5 mijë lekë shtesë në pensionin e korrikut", deklaroi Veliaj.Ka gati 10 vite që sindikalistët kanë kërkuar ulje të moshës së pensionit për minatorët. Për herë të parë qeveria realizon këtë kerkesë, në janar një minator do të dal në pension 55 vjec.“Duke filluar nga viti 2015 të gjithë minatorët dhe punonjësit e nëntokës do të dalin në pension 55 vjeç çka nënkupton se i jemi përgjigjur pozitivisht një kërkese të sindikatave, sidomos sindikatave të minatorëve”, u shpreh Veliaj.Deklaratat ministri i Mirëqniës Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj i bëri pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Punës në të cilin u diktua për reformën e pensioneve dhe për fondin e nxitjes së punësimit.