VIDEO EKSKLUZIVE/Policia rrethon Lazaratin, Aliko: S'zgjidhet me luftë, Ora News fikson të shtënat me armë

Sot në mesditë tensionohet situata në Lazarat, ku prej mbrëmjes së djeshme policia me ndihmën e forcave speciale ka ndërmarrë një operacion për asgjësimin e parcelave me kanabis.Policia ka ka hasur në rezistencën e një grupi kriminal (sipas policisë)i përbërë nga 26 persona, me në krye Razip Mahmutaj të cilët kanë shtënë me mortaja, antitank për të mos lejuar policinë të afrohet.Në orën 12: 40 kur kreu i komunës së Lazararit, Dasho Aliko në një lidhje telefonike përmes Ora News po informonte për situatën në sfond dëgjohen të shtënat me armë.Vetëm 1 minutë më pas në redaksi vjen lajmi se policia kishte rrethuar kapanonet e objektet e personit Gate Mahmutaj, në periferi të Lazaratit ose siç njihet me emrin zyrtar Razip Mahmutaj.Bisedat telefonike ekskluzive të kryekomunarit Dasho Aliko në studion e Ora News, me gazetaren Denisa Pasholli, ndërpriten dy herë për shkak të të shtënave me armë.Në telefonatën e parë kreu i komunës së Lazaratit pranon se është në negociata me Razip Mahmutajn për tju dorëzuar forcave të policisë. Gjithashtu bën thirrje të mos përdoreshin armët as nga lazaratasit e as nga policia pasi nuk ishte e mirë që të shkaktohej ndonjë viktimë.Aliko mbyll telefonatën pasi në sfond dëgjohen të shtëna të shumta me armë.Ora News tenton sërish dhe në telefonatën e dytë e cila zgjat vetëm pak sekonda Aliko thotë se situata nuk është e mirë dhe i duhet ta mbyllë. Në sfond dëgjohet dhe një zë gruaje e frikësuar nga të shtënat me armë.TELEFONATA E PARË, ALIKO: NUK ZGJIDHET ME LUFTË DUHET QETËSI, MAHMUTAJT I THASHE TE DOREZOHET Dasho Aliko flet për Ora News: “Jam në terren i shoqëruar nga kryepleq e banorë që kanë reputacion sepse kjo punë nuk zgjidhet as me luftë por me negoicata. Nuk është gjë e mirë të jetë qoftë i lënduar nga policia qoftë nga Lazarati . Që herët jam mundurar të bëj thirrje banorëve të mi të ruajnë qetësinë të mos gjuajnë me armë karshi policisë. Kam folur me persona përgjegjës të policisë së shtetit, që edhe ata të ruajnë qetësinë sepse kjo punë nuk mund të bëhet me luftë se asnjë palë nuk ka interes të vritet qoftë një banorë qoftë dhe punonjës i policisë. U kam folur edhe publikisht edhe në takime të vecanta të bëjnë kujdes sepse shtetit nuk i bëhet karshillëk. Nuk do ndihesha mirë nëse do lëndohet ndonjë. Edhe në këto momente të caktuara në zonë të ndryshme gjuajnë por pa u identifikuar se kush gjuan. Kam kërkuar takim me Razip Mahmutin nëse është i implikuar të dorëzohet nëse ka probleme me shtetit. Ai më tha se unë kam qenë me bagëti dhe kam ardhur sot në mëngjes."

Dëgjohen të shtëna me armë në sfond dhe Aliko mbyll telefonin .
TELEFONATA E PARE:PJESA KUR DEGJOHEN TE SHTËNAT ME ARMËTELEFONATA E DYTE, ALIKO FLET PER ORA NEWS: SITUATA E TENSIONUAR, DEGJOHEN EDHE ME SHUME TE SHTENA Në telefonatën e dytë po për Ora News disa minuta më pas Aliko thotë se gjëndja është shumë e tensionuar."Ju lutem se do flasim më vonë. Situata nuk është e mirë. Ndodhem në qendër të komunës dhe situata nuk është e mirë. Më falni por do flasim në vonë" thotë Dasho Aliko ndërsa në sfond dëgjohen të shtëna me armë.Janë rreth 500 forca policore te perfshira ne operacion dhe policia ka garantuar se do t'i shkojë deri në fund misionit për të cliruar edhe banorët e Lazaratit nga ky grup kriminal.