Pacolli: AKR në zgjedhjet e ardhme do dalë edhe më mirë

Lajmet se do të ketë zgjedhje të parakohshme janë jo serioze sipas kreut të AKR-së, Behxhet Pacollit. E kur i përmend ato, thotë se në zgjedhjet e ardhme partia që drejtohet nga ai do dalë më mirë sesa kurrë më parë. Duke fol për punën e Qeverisë së Kosovës, Pacolli ka thënë se ajo ka bërë punë të mirë këtë vit, pasi ka përmirësuar imazhin e vet në shumë aspekte. Madje, kontribut shumë të madh, sipas tij, kanë ministrat nga radhët e AKR-së.Duke folur para bashkëpartiakëve të tij, zëvendëskryeministri i Kosovës, Behxhet Pacolli ka thënë se objektivin që ia ka dhënë vetes për të sjellë 100 njohje Kosovës, do ta realizon me çdo kusht dhe se njohjet janë rezultat i kontakteve të partisë së tij.“Duke nda punën, dikush me përforcimin e jetës diplomatike, dikush merret me kontakte, dikush me kontakte diskrete. Prandaj kush e ka kuptuar këtë kështu e ka kuptuar drejtë, kush e ka kuptu ndryshe e ka kuptuar gabim. Njohjet janë rezultat i kontakteve tona, por një njohje e vërtetë duhet forcohet, duhet lidhur marrëdhënie diplomatike, duhet lidhur kontrata diplomatike. Nëse ka ndodhur kjo në Kosovë këta mekanizma kanë punuar”, ka thënë ai.