Sarandë, shoferi i dehur përfshin në aksident edhe 3 makina të tjera

Sarandë - Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Sarandë-Ksamil, shkaktuar nga një 29-vjeçar i dehur, por që përfshiu 4 automjete në një përplasje zinxhir me njera tjetrën, fatmirësisht pa të lënduar.Automjeti BMV me targë AA 715 GD nën drejtim e 29-vjeçarit Gentian Nika humbi kontrollin, duke shkaktuar përplasjen e tre mjeteve të tjera të parkuara në anë të rrugës.Sipas Policisë së Sarandës, nga aksidenti ka dëme të konsiderueshme materiale.Nga hetimi i specialistëve të qarkullimit, u konstatua se drejtuesi i BMV-së, Nika, e drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe ndaj tij ka nisur procedimi penal.e.k/Oranews.tv