Korçë, breshëri “shkatërron” prodhimet, fermerët kërkojnë dëmshpërblim
Korçë-Kanë mjaftuar vetëm disa minuta që puna dhe investimet e një viti të kryera në bujqësi nga banorët e komunës Pojan, të shkojnë dëm nga breshëri. Rrebeshi i rënë në formë breshëri ka dëmtuar të gjitha prodhimet bujqësore, si grurin , misrin, patatet, fasulen , mollën, kumbullën e qershinë, e cila aktualisht ndodhet në periudhën e vjeljes.Banorët shprehen se një breshër i tillë nuk ishte parë prej dekadash në komunën e tyre, ndërkohë që kërkojnë ndihmën e shtetit për vlerësimin e dëmit, pasi këtë vit ata mbeten praktikisht pa bukë.“Na bëri shumë tëme sin ë pemtari, grurë, vreshta në të gjitha prodhimet bujqësore. Përmasat e breshërit ishin sa një kokër lajthie. Në Shëngjergj dhe Koritë aty përmasa e breshërit ishte sa një kokër vezë”, u shpreh një nga banorët.“U bë një stuhi shumë e fortë, e tmershme me breshër e cila arriti deri në 20 centimetra. Ishte aq i fuqishëm sa nuk la pemë, grurë, fasule, patate pothuajse të gjitha bimët bujqësore”.Dëmtimin më të madh në këtë zonë e ka marre kultura e grurit e cila është në përiudhën e korrjes duke i shkaktuar fermereve deme kolosale.Kjo nuk është hera e parë që prodhimet bujqësore të fermerëve të rajonit të Korçës dëmtohen nga breshëri. Vetëm një vit më parë breshëri shkatërroi prodhimet e fermerëve të komunës, Miras. Për këto dëmtime nga ana e qeverisë dhe Ministrisë së Bujqësisë u premtua dëmshpërblimi, të cilin sikurse pohojnë dhe vetë banorët nuk e kanë marrë ende.Nderkohe nga ana e drejtorise se bujqesise korce ka nisur puna per ngritjen e nje grupi per vleresimin e demeve ne terren.