Pas takimit me Nishanin, ish-të përndjekurit pritet të mbyllin të hënën grevën e urisë
Tiranë –Ish-të përndjekurit pritet të mbyllin të hënën grevën e urisë, që ka nisur prej 18 ditësh, në çadrën para Parlamentit. Vendimi u mor pas një takimi me Presidentin, Bujar Nishani, i cili ka dalë në krah të gerevistëve .Gjatë takimit, kreu i shtetit u siguroi ish-të përndjekurve zgjidhjen e kërkesave kjo edhe në zbatim të Rezolutës së vitit 2006 miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, ku dënohen prerazi regjimi diktatorial dhe diktatori Hoxha.Gjatë takimit Presidenti ka theksuar nevojën e miratimit të Ligjit të Lustracionit , ndërsa e ka cilësuar provokim te rëndë ndaj të gjithë shqiptarëve sjelljen e figurës së enevr hoxhës. Kreu i grevistëve, Fatmir Hoxha paralajëmroi se nëse nuk gjendet zgjidhje, atëherë ata do të protestojnë ditën e viztës, së Papa Franceskut.“Presidenti i Republikës duke filluar nga nesër sipas bisedës që bëmë ne, duke vënë kompetencat që njeh kushtetuta dhe ligji, me gjithë arsenalin e tij do të merret me këtë çështje. Ne sot morëm një lajm të gëzuar që në Shqipëri do të vijë Papa, i cili ka denoncuar dhe denoncon bëmat që ka bërë komunizmi për 50 vite me radhë. Nëse politika shqiptare, parlamenti shqiptar nuk do reagojë me urgjencë për këto pika që kemi ngritur ne, ne përsëri do bëjmë, jo grevë urie, por do sensibilizojmë të gjithë shqiptarët një protestë massive ditën që do vijë kreu i Vatikanit në Shqipëri”, tha Fatmir Hoxha.Ndërkohë Hoxha më herët shprehu mirënjohjen e tij për Presidentin, i cili u hapi derën për problemet e tyre dhe “ do ta mbajë atë hapur 24 orë për ish-të përndjekurit.”“Ne i kërkuam Presidentit që me forcën e ligjit ta çojë gjer në fund kazuzën e kësaj shtrese, që mbart mbi kurriz, burgjet, internimet, pushkatimet dhe sot e kësaj dite që flasim, po përballet me këtë revash çnjerësor që ka ndërmarrë Edi Rama për pushimin dhe shkarkimin nga puna të fëmijëve të tyre.S’ mund të themi dot tani nëse do vazhdojmë apo jo grevën, se kemi njerëz në spital, kemi njerëz që dergjen në atë grevë fisnike dhe do të marrim vendim kur të kthehemi atje.”Ai theksoi në fjalën e tij, akuzat që janë bërë ndaj grevistëve të urisë nga disa media:“Hedhim poshtë me neveri disa gazeta anonime, disa njerëz që kanë lëpirë kockat, disa servilë që deri dje i kanë fshirë xhaketën Sali Berishës dhe sot hedhin baltë mbi këtë shtresë fisnike,” – deklaroi ai.Greva e ish-të përndjekurve ka hyrë në dhjetëditshin e saj të dytë dhe është duke u ndjekur me vendosmëri prej tyre.Këtë grevë e ka mbështetur Partia Demokratike, Shoqata e Ish-Të Përndjekurve si dhe Shoqata e Të Larguarve nga Administrata.ar.sh/Oranews.tv