Tiranë, plagoset me armë 20-vjeçari në Kombinat, arrestohet autori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Qershor 2014, 22:47
Tiranë- Një i ri është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hamdi Pepa” në zonën e Kombinatit, ndërsa i plagosur ka mbetur 20-vjeçari, Igert Kazazi, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak për marrjen e ndihmës mjekësore.Policia ka mbërritur menjëherë në vendgjarje dhe ka arrestuar në flagrancë autorin e plagosjes, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur. Nga ana e bluve vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të plagosjes.