SHBA urdhëron dërgimin e një aeroplanmbajtëseje në Gjirin Persik
Shtetet e Bashkuara kanë dhënë urdhër që një aeroplanmbajtëse amerikane të dërgohet në Gjirin Persik në përgjigje të krizës në Irak.Zëdhënësi i Pentagonit Admirali John Kirby thotë se Sekretari i Mbrojtjes Chuck Hagel dha urdhër që aeroplanmbajtësja USS George H.W. Bush të lëvizë nga Deti Arabik për në Gjirin Persik.Admirali tha se urdhri i ofron Presidentit Obama më shumë elasticitet nëse “nevojiten masa ushtarake për të mbrojtur jetë amerikanësh, si dhe interesat amerikane në Irak”. Një kryqëzor me raketa dhe një destrojer do të shoqërojnë aeroplanmbajtësen.Qindra të rinj irakianë po drejtohen për në qendrat e rekrutimit kudo në Bagdad dhe në qytete të tjera për t'iu bashkuar vullnetarisht luftës kundër militantëve islamikë, të cilët kanë përparuar në të gjithë veriun gjatë kësaj jave.Vullnetarët po u përgjigjen një thirrjeje të klerikut më të respektuar shiit të Irakut, Ayatolla Ali al-Sistani.Të premten, një klerik i lartë, duke folur në një xhami të Karbalës u bëri thirrje irakianëve të "luftojnë terroristët në mbrojtje të vendit, popullit dhe objekteve të shenjta.Ai tha se lufta kundër militantëve është "përgjegjësi e të gjithëve".Voa/zëri i Amerikës