Bollano, letër Athinës: Shteti shqiptar, plan kundër minoritetit grek

Kryetari i OMONIA-s, Vasil Bollano, i ka dërguar një letër kryeministrit të Greqisë, Antonis Samaras dhe ministrit të Jashtëm Evangelos Venizelos, duke iu ankuar për variantet që janë propozuar për ndarjen e re administrative të Shqipërisë.Sipas Bollanos, objektivi kryesor i ndarjes së re administrative është ndryshimi i karakterit kombëtar të Himarës duke e bashkuar atë me zona ku banojnë shqiptarë myslimanë.Bollano në letrën e tij vlerëson se ekziston një plan kundër minoritetit grek në Shqipëri nga vetë shteti shqiptar dhe mediat vendase.Marrë nga /Telegrafi/