Berisha: Papa Francesku zgjedh të vizitojë Shqipërinë të parën në Ballkan

Tiranë - Ish-Kryeministri Berisha ka përshëndetur sot, vizitën që Papa Francesku do të zhvillojë në Shqipëri në datën 21 shtator - lajm ky i publikuar dje nga "Ora News" sipas kreut të PDK-së, Nard Ndokës.Berisha shkruan sot në FB:"Të dashur miq, burime zyrtare dhe mediat njoftojnë se Papa Françesku në shtator do vizitojë Shqipërinë.Kjo është një vizitë historike për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në një akt të veçantë miqësor, respekti dhe dashurie për shqiptarët, 18 muaj pas inaugurimit, me 19 mars 2013, si shenjtëria e tij Papa Françesku dhe ftesës që pata kenaqësine t'i bëj ditën e inagurimit, Ati i Shenjtë do të vizitojë Shqipërinë.Njëlloj si Papa Gjon Pali i II 21 vjet më parë, Papa Françesku përzgjedh Shqipërinë si vendin e vizitës së tij të parë në gadishullin e Ballkanit. Le t'i shprehim në nderimin tonë më të madh dhe mirënjohjen tonë më të thellë Atit të Shenjtë për vizitën e tij të ardhshme në Shqipëri!- përfundon Berisha në mesazhin e tij.ar.sh/Oranews.tvberisha papa