Ukrainë, Rusia dënon sulmin e ambasadës në Kiev

Protestat u dhunshme jashtë ambasadës Ruse në Ukrainë, ka shkaktuar zemërim tek autoritetet Ruse.Ajo akuzoi policinë e Ukrainës, e cila sipas saj nuk ka bërë asgje për të parandaluar sulmin, duke e quajtur atë “shkelje e rëndë e detyrimeve ndërkombëtare të Ukrainës”.Ndërkohë, NATO ka treguar imazhe, të cilat mbështesin pretendimet e UKrainës , sipas të cilës tanket ruse janë futur në territorin e vendit.NATO tha se imazhet ngrenë pyetje të rendësishme mbi rolin e Rusisë në lindje të Ukrainës. Ajo lëshoi imazhe satelitore, të cilat shtojnë peshën e pohimeve nga autoritetet ukrainase.Sipas tyre tanket e përdorura në mes të qytetit nga forcat separatist, disa ditë më parë ishin të furnizuara nga rusët.Ndërkohë, Moska ka mohuar dërgesën e tankeve për të ndihmuar pro-rusët në lindje.Ata kanë mohuar disa herë lidhjen me operacionet në Ukrainë, por kanë rezultuar të pavërteta.Më herët, presidenti Ukrainës, Petro Poroshenko tha se do të hakmerret pas rrëzimit të një avioni ushtarak, ku humbën jetën 49 persona.Ai tha se luftimet duhet të marrin fund këtë javë, pasi luftimet janw pwrgjegjwsi e separatistwve.Vetëm dy muajt e fundit, “operacioni antiterrorist” në Ukrainë, ka shkaktuar vdekjen e270 personave.e.k/orannews/online