Dita e dhurimit të gjakut, marshim me biçikleta për të sensibilizuar qytetarët

Tiranë- Ndërgjegjësimi i qytetarëve për të dhuruar gjak është rritur ndjeshëm. Në ditën ndërkombëtare të dhurimit të gjakut, zv.ministrja e Shëndetësisë, Milva Ekonomi, tha se Shqipëria i plotëson nevojat e saj për furnizimin me gjak, ndërsa shtoi se gjaku i dhuruar është i kontrolluar dhe i sigurtë, për nënat dhe fëmijët.Sakaq pjesë e fushatës ndërgjegjësuese, për dhurimin e gjakut u bënë edhe çiklistët, të cilët marshuan me biçikleta për të sensibilizuar qytetarët në këtë ditë të shënuar.