Ministrja Gjermeni: Porti i Sarandës gati brenda qershorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Qershor 2014, 18:21
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni ka parë nga afër punimet, që po kryhen në Portin e Sarandës në zbatim të projektit të Bankës Botërore, punime të cilat nuk janë përfunduar nga investimi i mëparshëm.Ministrja Gjermeni iu drejtua administratës së portit për një performim më të mirë të punës së tyre, duke thënë se kjo është shumë e rëndësishme.Ndërkohë Drejtori i Portit të Sarandës, Sotir Davella, e ka garantuar ministren Gjermeni se me ritmet e deritanishme të punimeve në port, ato do të përfundojnë brenda muajit qershor.